Pesë punonjës pyjorë dhe pesë pjesëtarë të ekipeve të kërkim-shpëtimit humbën jetën në një zjarr pyjor në provincën qendrore të Türkiyes, Eskişehir, ka njoftuar Ministri i Bujqësisë dhe i Pylltarisë, İbrahim Yumaklı.
“Ngushëllimet e mia për gjithë vendin tonë. Po përjetojmë një mbrëmje shumë të dhimbshme. Dhjetë nga punonjësit tanë të pyjeve ranë dëshmorë teksa po përpiqeshin të shuanin flakët. Aktualisht po e mbyllim atë zonë”, tha ministri.
“Nuk mund ta besojmë si ndodhi kjo në një pyll kaq të vogël, jo një zonë shumë e madhe. Ata tashmë kishin shpëtuar dje nga rreziku, dhe ishim shumë të lumtur, por sot humbëm dëshmorë.”
“Gjatë ndërhyrjes në një zjarr pyjor që shpërtheu në Eskişehir dhe u përhap deri në kufijtë e Afyonkarahisar, 19 punonjës pyjorë dhe pesë vullnetarë të kërkim-shpëtimit u bllokuan nga zjarri për shkak të erërave të pafavorshme. Katërmbëdhjetë prej tyre janë duke u trajtuar në spitale”, shtoi ai.
Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, shkroi në X:
“U trondita thellësisht kur mora vesh për pesë punonjësit pyjorë dhe pesë vullnetarët të AKUT-it të rënë dëshmorë teksa përpiqeshin të shuanin zjarrin në Eskişehir. Ngushëllimet e mia për familjet e tyre dhe për gjithë kombin tonë. Allahu i mëshiroftë vëllezërit dhe motrat tona që sakrifikuan jetën për të mbrojtur pyjet tona.”