RAJONI
1 minuta leximi
34 vatra zjarri në 24 orët e fundit në Shqipëri, 8 ende janë aktive
Shqipëria vazhdon betejën me zjarret. Gjatë 24 orëve të fundit, janë identifikuar 34 vatra zjarri, 8 prej të cilave janë ende aktive, njofton Ministria e Mbrojtje.
34 vatra zjarri në 24 orët e fundit në Shqipëri, 8 ende janë  aktive
34 vatra zjarri në 24 orët e fundit në Shqipëri, 8 ende janë aktive / AA
24 Korrik 2025

Situata më problematike është regjistruar në qarqet Shkodër, Lezhë, Dibër, Elbasan dhe Gjirokastër, ku operacionet për shuarjen e flakëve vazhdojnë edhe sot.

Zjarret që kanë përfshirë vendin gjatë javëve të fundit kanë angazhuar një sërë strukturash, përfshirë Forcat e Armatosura të Shqipërisë, zjarrfikësit, forcat bashkiake, vullnetarët dhe njësi të tjera operacionale.

Për përballimin e situatës janë aktivizuar edhe avionë zjarrfikës nga Italia, Greqia, Kroacia dhe Hungaria, në kuadër të Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile.

"Autoritetet janë në gatishmëri të plotë dhe po bashkëpunojnë ngushtë me strukturat vendore dhe ndërkombëtare për menaxhimin dhe shuarjen e zjarreve", thuhet në njoftimin zyrtar të Ministrisë së Mbrojtjes.

Ndërkohë, sipas Institutit të Gjeoshkencave, rreziku për zjarre mbetet i lartë sot dhe nesër në të gjitha qarqet e vendit, me temperatura që parashikohen të arrijnë deri në 42°C.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us