POLITIKË
2 minuta leximi
Tajlanda dhe Kamboxhia bien dakord për armëpushim, kërkojnë kohë për t'i tërhequr trupat nga kufiri
Kryeministri i Kamboxhias, Hun Manet, tha se ia ka bërë të qartë kryeministrit malajzian se Kamboxhia është dakord me propozimin e tij për një armëpushim, por shtoi se Tajlanda e ndryshoi mbështetjen e saj fillestare për armëpushimin.
Tajlanda dhe Kamboxhia bien dakord për armëpushim, kërkojnë kohë për t'i tërhequr trupat nga kufiri
Tajlanda dhe Kamboxhia bien dakord për armëpushim, kërkojnë kohë për t'i tërhequr trupat nga kufiri / AP
25 Korrik 2025

Kryeministri malajzian, Anwar Ibrahim, ka bërë të ditur se Tajlanda dhe Kamboxhia kanë nevojë për pak kohë për t'i tërhequr trupat e tyre nga kufiri në kuadër të një armëpushimi, derisa luftimet ndërkufitare vazhduan për të dytën ditë.

“Dje, pata një bisedë telefonike me kryeministrin në detyrë të Tajlandës dhe kryeministrin e Kamboxhias, për shkak të pozicionit të Malajzisë dhe respektit të tyre për ne”, tha Anwar në adresimin e tij në një ngjarje.

Kryeministri në detyrë i Tajlandës, Phumtham Wechayachai, ka fajësuar Kamboxhian për nisjen e konfliktit të fundit të armatosur duke përdorur “forcën ushtarake fillimisht”, ndërsa vendosi ligjin ushtarak në provincat kufitare.

Ndërkohë, kryeministri i Kamboxhias, Hun Manet, tha se ia ka bërë të qartë kryeministrit malajzian se Kamboxhia është dakord me propozimin e tij për një armëpushim, por shtoi se Tajlanda e ndryshoi mbështetjen e saj fillestare për armëpushimin.

“Pala tajlandeze kishte rënë dakord me propozimin e tij për një armëpushim, duke vendosur orën 12:00 të mëngjesit më 24 korrik 2025 si kohën kur të dyja palët duhet t'i ndërpresin luftimet”, tha Manet në rrjetet sociale.

Por, theksoi ai, është për të ardhur keq që “pak më shumë se një orë më vonë, pala tajlandeze informoi se kishte ndryshuar qëndrimin e saj nga rënia dakord për armëpushim, në mosrënie dakord dhe pritje të një date të mëvonshme”.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us