Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur sanksione ndaj Raportueses Speciale të Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së, Francesca Albanese, duke përmendur "përpjekjet e saj për të nxitur" veprime nga Gjykata Ndërkombëtare Penale (GjNP) kundër zyrtarëve amerikanë dhe izraelitë.
"Sot po vendos sanksione ndaj Raportueses Speciale të Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së, Francesca Albanese, për përpjekjet e saj të paligjshme dhe të turpshme për të nxitur veprime (GJPN) kundër zyrtarëve, kompanive dhe drejtuesve amerikanë dhe izraelitë", shkroi Sekretari i Shtetit Marco Rubio në X të mërkurën.
Duke akuzuar Albanese-n për zhvillimin e një "fushate lufte politike dhe ekonomike" kundër të dy vendeve, ai tha se veprimet "nuk do të tolerohen më".
"Ne gjithmonë do të qëndrojmë pranë partnerëve tanë në të drejtën e tyre për vetëmbrojtje", shtoi ai.
Sanksionet pasuan një raport nga Albanese javën e kaluar që identifikoi korporatat që lehtësojnë pushtimin izraelit në tokat palestineze, duke përfshirë Microsoft, Alphabet, Amazon dhe Palantir që ofrojnë pajisje ushtarake, teknologji mbikëqyrjeje dhe infrastrukturë që mbështesin pushtimin e paligjshëm.