BOTA
1 minuta leximi
Ministri i Jashtëm rus takohet me udhëheqësin e Koresë së Veriut në Wonsan
Kremlini ka thënë se Llavrov do t’i përcjellë Kimit një mesazh nga presidenti rus Vlladimir Putin.
Ministri i Jashtëm rus takohet me udhëheqësin e Koresë së Veriut në Wonsan
Ministri i Jashtëm rus takohet me udhëheqësin e Koresë së Veriut në Wonsan / AP
12 Korrik 2025

Ministri i Jashtëm rus Sergej Llavrov zhvilloi një takim me udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong-un.

Ministria e Jashtme ruse publikoi fotografi dhe video që tregojnë Lavrovin dhe Kimin duke përshëndetur njëri-tjetrin në qytetin turistik të Koresë së Veriut, Wonsan, por nuk zbuloi detaje rreth agjendës së takimit.

Më parë, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se Llavrov do t’i përcjellë Kimit një mesazh nga presidenti rus Vlladimir Putin.

Llavrov mbërriti në Aeroportin e Wonsanit të premten, ku një zonë e re turistike bregdetare u hap zyrtarisht më 1 korrik.

Gjatë vizitës së tij, Llavrov zhvilloi gjithashtu bisedime me homologen e tij të Koresë së Veriut Choe Son-hui si pjesë e raundit të dytë të dialogut strategjik midis dy vendeve.

Ministri rus është planifikuar të qëndrojë në Korenë e Veriut deri më 13 korrik përpara se të udhëtojë për në Kinë për takimin e ministrave të jashtëm të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO).


Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us