LINDJA E MESME
1 minuta leximi
Sulm terrorist ndaj gjykatës në qytetin Zahedan të Iranit
Persona të armatosur të paidentifikuar hapën zjarr ndaj ndërtesës së gjyqësorit, ekipet e emergjencës dhe sigurisë dërgohen në vendngjarje, sipas mediave lokale.
Sulm terrorist ndaj gjykatës në qytetin Zahedan të Iranit
Sulm terrorist ndaj gjykatës në qytetin Zahedan të Iranit / Reuters
26 Korrik 2025

Persona të armatosur të paidentifikuar ndërmorën një sulm terrorist ndaj gjykatës kryesore në qytetin juglindor iranian të Zahedanit të shtunën, raportuan mediat lokale.

Sipas agjencisë gjysmëzyrtare “Fars News”, të armatosurit hapën zjarr ndaj kompleksit gjyqësor pak çaste përpara se në vend të mbërrinin forcat e emergjencës dhe sigurisë.

Shkalla e viktimave apo dëmeve nuk është bërë menjëherë e ditur, e autoritetet ende nuk kanë dhënë konfirmim zyrtar për identitetin apo motivet e autorëve.

Zahedani, kryeqyteti i provincës Sistan dhe Baluchestan, ka qenë më parë skenë trazirash dhe dhune të herëpashershme të atribuuar grupeve të armatosura që operojnë pranë kufijve me Pakistanin dhe Afganistanin.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us