RAJONI
2 minuta leximi
FSK i bashkohet kërkimeve në Liqenin e Ujmanit për trupin e personit të zhdukur
Që nga e diela, personi i cili është raportuar se është hedhur nga ura, po kërkohet nga ekipet e Policisë së Kosovës, ato të kërkim-shpëtimit si dhe njësitet zhytëse.
FSK i bashkohet kërkimeve në Liqenin e Ujmanit për trupin e personit të zhdukur
FSK i bashkohet kërkimeve në Liqenin e Ujmanit për trupin e personit të zhdukur / FB / Ejup Maqedonci
29 Korrik 2025

Trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë zbarkuar te Liqeni i Ujmanit në veri të vendit, ndërsa ka hyrë dita e tretë që po vazhdojnë kërkimet për një person i cili dyshohet se është mbytur. Kjo ka ardhur pas koordinimit në mes të ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe komandantit të KFOR-it, Enrico Barduani.

Nga Ministria e Mbrojtjes i kanë thënë KosovaPress-it se ekipet e kërkim-shpëtimit të Forcës, tashmë ndodhen atje.

“Konfirmojmë që me kërkesë të Qendrës së Situatave të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe pas bashkërendimit në mes të Ministrit të Mbrojtjes dhe Komandantit të KFOR-it, trupat e FSK-së të njësisë së kërkim-shpëtimit, sot në mëngjes kanë filluar operacionit e kërkimit të trupit të personit që dyshohet të jetë mbytur në liqenin e Ujmanit”, deklaruan nga Ministria e Mbrotjes.

“Ndonëse FSK me planin e reagimit kombëtar është reagues i tretë në këto fusha, për shkak të mungesës së këtyre kapaciteteve në nivel vendi, pjesëtarët tanë të specializuar për zhytje profesionale të kërkim-shpëtimit do të vazhdojnë operacionin e kërkimit deri në gjetjen e trupit”.

Që nga e diela, personi i cili është raportuar se është hedhur nga ura, po kërkohet nga ekipet e Policisë së Kosovës, ato të kërkim-shpëtimit si dhe njësitet zhytëse.

Deri më tani nuk ka rezultuar në gjetje.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us