Këshilli Evropian ka miratuar një rregullore për zbatimin gradual të Sistemit të Hyrjes/Daljes (EES), i cili do të mbledhë dhe ruajë të dhënat e hyrjes dhe daljes për shtetasit e vendeve joanëtare të BE-së. Sistemi do të regjistrojë informacionin e pasaportës, gjurmët e gishtërinjve dhe imazhin e fytyrës, me qëllim forcimin e kontrolleve kufitare, parandalimin e abuzimeve me identitetin dhe identifikimin e qëndrimeve të tejzgjatura në zonën Shengen.
“Rregullat e reja u mundësojnë atyre vende anëtare që dëshirojnë të zbatojnë sistemin EES gradualisht gjatë një periudhe 180-ditore ta bëjnë këtë, ndërkohë u japin mundësi të tjerëve ta vënë sistemin në funksionim të plotë që nga dita e parë”, tha Këshilli i BE-së.
Komisioni Evropian ende nuk ka caktuar një datë të saktë se kur sistemi EES do të nisë të zbatohet, por ajo që dihet është se i gjithë procesi do të jetë gradual.
Gjatë tranzicionit, autoritetet kufitare do të vazhdojnë të vulosin në mënyrë manuale dokumentet e udhëtimit, ndërkohë regjistrimi i të dhënave biometrike kërkohet deri në fund të periudhës së tranzicionit.