RAJONI
1 minuta leximi
Lirimi i hapësirave publike, Rama: Vendosim kufirin që garanton lirinë e hapësirës
Aksioni, që nisi në muajin korrik, do të vazhdojë të jetë në fokus të angazhimit të pushtetit vendor dhe qendror në mbrojtje të komuniteteve, njoftuan autoritetet shqiptare.
Lirimi i hapësirave publike, Rama: Vendosim kufirin që garanton lirinë e hapësirës
Lirimi i hapësirave publike, Rama: Vendosim kufirin që garanton lirinë e hapësirës / ATA
2 Gusht 2025

Në të gjithë Shqipërinë po vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike nga strukturat e paligjshme që kanë zaptuar trotuaret dhe ambientet e dedikuara për komunitetin dhe qytetarët.

Kryeministri i vendit Edi Rama ndau sot pamje nga ky aksion, ku përveç çmontimit të strukturave metalike po kryhet edhe shembja e platformave të betonit mbi trotuare.

“Sigurisht jo vetëm ngrehinat e hekurit, po edhe platformat e turlillojshme nën to, do të zhbëhen hap pas hapi, përditë e me durim, derisa të vendoset kudo kufiri që garanton lirinë e hapësirës komunitare dhe përcakton deri ku mund të shtrihen tavolinat, karriget e çadrat e njësive tregtare”, u shpreh Rama.

Lirimi i hapësirave publike shihet si një hap i domosdoshëm për rritjen e shërbimit, funksionalitetit të çdo biznesi dhe sipërmarrjeje në përputhje me standardet kombëtare të mikpritjes dhe shërbimit jo vetëm në zonat turistike, por në çdo cep të Shqipërisë.

Aksioni, që nisi në muajin korrik, do të vazhdojë të jetë në fokus të angazhimit të pushtetit vendor dhe qendror në mbrojtje të komuniteteve, njoftuan autoritetet shqiptare.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us