RAJONI
1 minuta leximi
Anija turke “TCG SANCAKTAR” viziton Portin e Durrësit
Në një njoftim në rrjetet sociale të Forcës Detare të Shqipërisë thuhet se në kuadër të bashkëpunimit dypalësh Shqipëri–Türkiye vitin 2025, Forca Detare priti në një vizitë dyditore në Portin e Durrësit anijen ushtarake të Marinës Turke.
Anija turke “TCG SANCAKTAR” viziton Portin e Durrësit
Anija turke “TCG SANCAKTAR” viziton Portin e Durrësit / AA
1 Gusht 2025

Anija ushtarake turke “TCG SANCAKTAR” ka realizuar një vizitë dyditore në Portin e Durrësit.

Në një njoftim në rrjetet sociale të Forcës Detare të Shqipërisë thuhet se në kuadër të bashkëpunimit dypalësh Shqipëri–Türkiye për vitin 2025, Forca Detare priti në një vizitë dyditore në Portin e Durrësit anijen ushtarake të Marinës Turke.

"Gjatë vizitës, delegacioni turk u prit nga komandanti i Forcës Detare/Rojës Bregdetare, Nënadmiral Adnand Agastra, ku u diskutua forcimi i bashkëpunimit ndërmjet dy flotave, ndërveprimi operacional dhe mbështetja për studentët shqiptarë që ndjekin studimet ushtarake në Türkiye", thuhet në njoftim.

Gjithashtu, theksohet se vizita konfirmon marrëdhëniet e ngushta dhe aleancën e fortë mes dy vendeve partnere në NATO. Raportohet se “TCG SANCAKTAR” është e gjatë rreth 139 metra dhe me kapacitet mbajtës deri në 1.200 tonë ngarkesë.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us