28 Korrik 2025
Kryeministri malazez Milojko Spajiq bëri të ditur se 28 korriku është shpallur Ditë Zie si shenjë respekti për jetët e humbura në një sërë tragjedish që ndodhën ditëve të fundit në Mal të Zi.
"Ndajmë dhimbjen dhe qëndrojmë pranë familjeve të viktimave", tha Spajiq, raporton RTCG.
Vetëm në dhjetë ditë, nga 16 deri më 26 korrik, në Mali të Zi në një sërë incidentesh që përfshijnë aksidente, tragjedi familjare, përleshje me armë dhe larje hesapesh kriminale humbën jetën 12 persona.
Rasti më i fundit ndodhi në Budva, ku në një vrasje të dyfishtë humbën jetën baba dhe biri.