BOTA
2 minuta leximi
Netanyahu helmohet nga ushqimi, diagnostikohet me inflamacion të zorrëve
Në njoftimin e kabinetit të Netanyahut thuhet se kryeministri është sëmurë gjatë natës pasi ka pësuar helmim nga ushqimi.
Netanyahu helmohet nga ushqimi, diagnostikohet me inflamacion të zorrëve
Netanyahu helmohet nga ushqimi, diagnostikohet me inflamacion të zorrëve / TRT Balkan
20 Korrik 2025

Kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu i është diagnostikuar një inflamacion në zorrë, për shkak të së cilës do të jetë në pushim treditor, njoftoi kabineti i tij.

Në njoftimin e kabinetit të Netanyahut thuhet se kryeministri është sëmurë gjatë natës pasi ka pësuar helmim nga ushqimi.

Duke e përshkruar gjendjen e tij shëndetësore si të mirë, kabineti bëri të ditur se “nën kujdesin e mjekëve të tij, kryeministri do të pushojë në shtëpi për tre ditët e ardhshme, prej nga do të vazhdojë të kryejë detyrat shtetërore”.

Sipas Kanalit 12, kryeministri nuk do të marrë pjesë në seancën e Knesset-it të dielën, as në gjyqin e tij në Gjykatën e Qarkut në Tel Aviv të planifikuar për të hënën.

Netanyahu paraqitet në gjykatë dy herë në javë për gjyqin e tij për korrupsion.

Netanyahu, gjyqi i të cilit filloi më 24 maj 2020, është lideri i parë izraelit që dëshmon si i akuzuar për vepër penale në historinë e shtetit.

Ai përballet gjithashtu me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, dhe Gjykata Ndërkombëtare Penale ka lëshuar urdhërarresti për të dhe ish-ministrin e Mbrojtjes, Yoav Gallant, në nëntor të vitit 2024 për krime në Gaza, ku që nga tetori 2023 janë vrarë pothuajse 59.000 njerëz, shumica gra dhe fëmijë.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us