LUFTA NË GAZA
2 minuta leximi
Mbi 40 mijë foshnja në rrezik në Gaza nga ndalimi izraelit i qumështit për bebe
“Ka një rrezik të menjëhershëm vdekjeje për mijëra foshnja në Rripin e Gazës për shkak të ndalimit të hyrjes së formulës për bebe nga pushtimi izraelit,” thuhet në një deklaratë të zyrës mediatike të qeverisë.
Mbi 40 mijë foshnja në rrezik në Gaza nga ndalimi izraelit i qumështit për bebe
Mbi 40 mijë foshnja në rrezik në Gaza nga ndalimi izraelit i qumështit për bebe / AA
28 Korrik 2025

Më shumë se 40.000 foshnja rrezikojnë të vdesin për shkak të ndalimit të vazhdueshëm nga Izraeli të hyrjes së formulës për bebe në Gaza, paralajmëruan autoritetet lokale të hënën.

“Ka një rrezik të menjëhershëm vdekjeje për mijëra foshnja në Rripin e Gazës për shkak të ndalimit të hyrjes së formulës për bebe nga pushtimi izraelit,” thuhet në një deklaratë të zyrës mediatike të qeverisë.

Gaza “është në prag të një katastrofe humanitare të paprecedentë që kërcënon jetën e dhjetëra mijëra foshnjave, pasi Izraeli ka bllokuar vazhdimisht hyrjen e formulës për bebe për 150 ditë, gjë që përbën një gjenocid të heshtur.”

“Janë mbi 40.000 foshnja nën një vjeç në Gaza që rrezikojnë vdekje të ngadaltë për shkak të këtij bllokimi kriminal dhe shtrëngues,” tha zyra.

Ajo bëri thirrje për hapjen e menjëhershme dhe pa kushte të pikave kufitare të Gazës dhe futjen urgjente të formulës për bebe dhe ndihmës humanitare.

Zyra mbajti përgjegjës Izraelin, mbështetësit e tij dhe komunitetin ndërkombëtar “plotësisht përgjegjës për çdo jetë të pafajshme të humbur si rezultat i këtij bllokimi sistematik.”

Kriza e urisë në Gaza është shndërruar në një katastrofë humanitare. Pamje tronditëse tregojnë banorë tepër të dobësuar, disa të reduktuar në lëkurë dhe kocka, që rrëzohen nga lodhja, dehidratimi dhe uria e zgjatur.

Izraeli ka vendosur një bllokadë mbi Gazën për 18 vjet dhe që nga 2 marsi ka mbyllur të gjitha kalimet, duke përkeqësuar kushtet humanitare në enklavë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës, 147 palestinezë, përfshirë 88 fëmijë, kanë vdekur nga uria dhe kequshqyerja që nga tetori 2023.

Duke refuzuar thirrjet ndërkombëtare për armëpushim, ushtria izraelite ka ndjekur një ofensivë brutale në Gaza që nga 7 tetori 2023, duke vrarë gati 60.000 palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë. Bombardimet e pamëshirshme kanë shkatërruar enklavën dhe kanë shkaktuar mungesa ushqimore.

Në nëntor të vitit të kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhërarreste për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e tij të Mbrojtjes Yoav Gallant për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

Izraeli gjithashtu përballet me një padi për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën e tij në enklavë.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us