BOTA
1 minuta leximi
Franca nis hetim ndaj rrjetit social X për manipulim të algoritmeve
Ankesat akuzojnë X-in për manipulimin e algoritmit të tij për qëllime të ndërhyrjes së huaj.
Franca nis hetim ndaj rrjetit social X për manipulim të algoritmeve
Franca nis hetim ndaj rrjetit social X për manipulim të algoritmeve / Reuters
11 Korrik 2025

Autoritetet franceze kanë nisur sot një hetim ndaj rrjetit të medias sociale X me akuza se ka manipuluar algoritmet për ta lehtësuar “ndërhyrjen e huaj”, transmeton Anadolu.

Prokurorja Publike e Parisit, Laure Beccuau, ka konfirmuar se hetimi është hapur më 9 korrik pas ankesave të paraqitura në janar 2025 nga një ligjvënës francez dhe një zyrtar i lartë nga një institucion publik, thonë mediat franceze, të cilat citojnë një deklaratë nga zyra e prokurorit.

Ankesat akuzojnë X-in për manipulimin e algoritmit të tij për qëllime të ndërhyrjes së huaj, si dhe për të përhapur përmbajtje politike urrejtëse dhe raciste që e synojnë shtrembërimin e debatit demokratik në Francë.

Beccuau ka thënë se Xhandarmëria Kombëtare është ngarkuar me hetimin e rrjetit X si një entitet ligjor, si dhe të “individëve” që e menaxhojnë atë, pa përmendur pronarin e tij, Elon Musk.


Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us