RAJONI
4 minuta leximi
Situata e zjarreve në Shqipëri, MM-ja: 21 vatra aktive, 1.350 forca operacionale të angazhuara
Sipas njoftimit zyrtar, janë regjistruar 45 vatra zjarri, nga të cilat 21 mbeten ende aktive, 16 janë nën monitorim, ndërsa 8 janë shuar.
Situata e zjarreve në Shqipëri, MM-ja: 21 vatra aktive, 1.350 forca operacionale të angazhuara
Situata e zjarreve në Shqipëri, MM-ja: 21 vatra aktive, 1.350 forca operacionale të angazhuara / AA
27 Korrik 2025

Ministria e Mbrojtjes ka dhënë një përditësim mbi situatën e zjarreve në vend gjatë 24 orëve të fundit. Sipas njoftimit zyrtar, janë regjistruar 45 vatra zjarri, nga të cilat 21 mbeten ende aktive, 16 janë nën monitorim, ndërsa 8 janë shuar.

Vatrat aktive u raportuan në qarqet: Berat, Dibër, Elbasan, Fier, Gjirokastër, Korçë, Kukës, Lezhë, Tiranë dhe Vlorë. 

 Në “Liqeni i Luleve”, pjesë e Parkut Kombëtar Lurë, vazhdon të jetë aktiv zjarri në zonën Gropa e Madhe dhe Pllau i Gjurës mbi fshatin Gurë-Lurë, ku po punojnë rreth 50 forca operacionale.

Në fshatin Zall Gjoçaj, Bashkia Mat, zjarri ka shtrirje mbi 14 km dhe është aktiv në tri drejtime: Masdeja, Qafa e Tollës dhe Fush Kuqe. Në terren janë angazhuar 46 forca operacionale.

Në Qafë Buall, Bashkia Bulqizë, zjarri është përhapur drejt Qytetit të Vjetër, Planit të Bardhë dhe Krastës. Po punojnë 120 forca dhe janë përdorur edhe 2 helikopterë. Janë evakuuar 6 banesa.

Në lartësitë mbi fshatin Kalasë, Bashkia Delvinë, po vijon operacioni me 58 efektivë dhe 4 automjete të FA-së. Midis fshatrave Borsh, Piqers, Sasaj, në njësinë administrative Lukovë, janë 4 vatra të shkëputura, të paarritshme nga toka. 

Zjarri në fshatrat Kalas – Tatzat – Senicë – Vergo – Kopaçëz – Palavli, Bashkia Delvinë, vazhdon aktiv në Kopaçëz. Janë angazhuar rreth 70 forca, një autoambulancë dhe një helikopter Cougar.

Në zonën e Shmilit, fshati Lugaxhi, Bashkia Elbasan, janë angazhuar 50 forca për shuarjen e zjarrit.

Në malin mbi fshatin Kalasë, Bashkia Gramsh, zjarri është izoluar pjesërisht në terren të vështirë. Nuk ka raportime për dëme.

Në Shkopet, njësia Milot, zjarri është përhapur edhe në bashkinë Mirditë. Vatra më aktive është mbi fshatin Lurth, ku po punojnë rreth 80 forca nga bashkitë Kurbin dhe Mirditë.

Në fshatrat Kulmë dhe Fang, Bashkia Mirditë, zjarri është përhapur me shpejtësi për shkak të temperaturave dhe erës. Janë angazhuar forca zjarrfikëse, shërbimi pyjor dhe rreth 80 forca ushtarake me 3 mjete dhe 40 forca bashkiake.

Në Qeramicë, ndërmjet Trestenik dhe Vishocicë, Bashkia Devoll, zjarri kërcënon të përhapet për shkak të erës dhe bimësisë së dendur.

Në fshatin Kriçkovë, Bashkia Pogradec, po vazhdojnë përpjekjet për të vënë nën kontroll situatën.

Në Parkun Kombëtar të Prespës, fshati Lajthizë, Bashkia Pustec, janë aktivizuar rreth 60 forca dhe pritet të përfshihen edhe 75 forca të tjera.

Në Galinë, Bashkia Berat, zjarri është ende aktiv dhe po ndërhyn Shërbimi vendor i MZSH-së.

Në Fushëbardhë dhe pranë tunelit të Skërficës, Bashkia Gjirokastër, zjarri po përhapet drejt zonës së mbrojtur Bregu i Pamjes. Në terren janë rreth 60 forca dhe parashikohet ndërhyrje nga ajri.

Në fshatrat Izvor i Vjetër dhe Duraj, Bashkia Memaliaj, zjarri mbetet aktiv. Ndërkohë, vatrat janë shuar në Levan, Bardhj, Xhafaj (Nj.A. Krahës).

Në Malin me Gropa, Bashkia Tiranë, zjarri ka përfshirë rreth 30 ha kullotë dhe pyll. Janë angazhuar 55 forca dhe është arrestuar një person i dyshuar për zjarrvënie.

Në fshatin Ibë, Bashkia Tiranë, zjarri ka rënë në terren të paarritshëm. Janë aktivizuar 2 helikopterë, 6 mjete dhe 25 forca operacionale.

Në fshatin Shetel, Bashkia Shijak, zjarri ka përfshirë sipërfaqe pyjore. Janë dislokuar 40 forca dhe pritet ndërhyrje nga ajri.

Në “Rraze Veshtit”, Bashkia Malësi e Madhe, po punojnë 35 forca në terren shumë të vështirë, pa mundësi ndërhyrjeje me mjete zjarrfikëse.

Vatrat nën monitorim janë në: Ulëz (Bashkia Mat), Livadhet e Peladhisë (Bashkia Bulqizë)
Maja e Paliskës dhe Sashic (Bashkia Vlorë),Markat (Bashkia Konispol) Pyjet e Gurakuqit (Bashkia Librazhd), Dishnicë (Bashkia Korçë), Strelcë (Bashkia Maliq), Muzhakë (Bashkia Skrapar), Konisbaltë (Bashkia Dimal), Paftal dhe Shpirag (Bashkia Berat) Zgërbonjë, (Bashkia Poliçan), Gryka e Motinës dhe Sukë – Mamëz (Bashkia Kukës). 

Në operacionet për lokalizimin e zjarrit u angazhuan: 65 automjete zjarrfikëse, 1.350 forca operacionale, 5 automjete zjarrfikëse dhe 2 helikopterë të FA-së, 2 helikopterë hungarezë, 2 helikopterë Canadair (nga Kroacia dhe Italia).

Sipas parashikimit të Institutit të Gjeoshkencave, sot priten reshje të dobëta në Shkodër dhe të izoluara në pjesën më të madhe të qarqeve.

Rreziku për zjarre pyjore është i lartë në të gjitha qarqet, veçanërisht në: Berat (Veri), Dibër (Jug), Elbasan (Perëndim), Fier (Lindje), Lezhë (Veri), Vlorë (Veri).

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us