SPORT
1 minuta leximi
Futbollisti shqiptar, Granit Xhaka transferohet te Sunderland
Në një deklaratë nga klubi thuhet se "Sunderland është i kënaqur të njoftojë se ka transferuar Granit Xhakën. Mesfushori ka nënshkruar kontratë trivjeçare".
Futbollisti shqiptar, Granit Xhaka transferohet te Sunderland
Futbollisti shqiptar, Granit Xhaka transferohet te Sunderland / AP
30 Korrik 2025

Klubi i Premier Ligës angleze, Sunderland transferoi mesfushorin 32-vjeçar Granit Xhaka, emri i të cilit është përmendur gjithashtu edhe me klubet turke.

Në një deklaratë nga klubi thuhet se "Sunderland është i kënaqur të njoftojë se ka transferuar Granit Xhakën. Mesfushori ka nënshkruar kontratë trivjeçare".

Lojtari me përvojë, i cili fitoi titullin i pamposhtur në sezonin 2023-2024 me Bayer Leverkusenin, luajti 225 herë për Arsenalin në Premier Ligë përpara se të bashkohej me klubin gjerman.

Granit Xhaka ka mbajtur rolin e kapitenit në kombëtaren e Zvicrës për të cilën ka shënuar 14 gola në 137 paraqitje dhe është futbollisti që ka luajtur më shumë ndeshje.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us