26 Maj 2025
Namazi i sabahut në tokat e shenjta Mekë dhe Medine kryhet me një entuziazëm të veçantë. Aktualisht në Mekë gjenden qindra mijëra haxhinjë të cilët kanë shkuar për ritualin e Haxhit.
Haxhinjtë që e kalojnë natën duke u lutur në Xhaminë e Shenjtë (Mesxhid el-Haram), pas tavafit teksa afrohet koha për ezanin e sabahut ata kërkojnë një vend për t'u ulur.
Haxhinjtë qëndrojnë në Mesxhid el-Haram me orë të tëra dhe luten gjatë kësaj kohe.
Pas namazit të sabahut, një pjesë e haxhinjëve vazhdojnë të sillen rreth Qabes, ndërsa të tjerë me përpjekje të mëdha mundohen ta prekin Qaben.
Ata që nuk mund ta kalojnë natën në Qabe vijnë aty pas namazit të sabahut.