RAJONI
1 minuta leximi
31 Korriku, afati i fundit në të gjithë Shqipërinë për lirimin e hapësirave publike
Thirrja është bërë edhe nga Ministrja e Energjetikës dhe Infrastrukturës, njëherazi zv/kryeministre, Belinda Balluku, gjatë ispektimit të aksit rrugor Kamëz-Laç.
31 Korriku, afati i fundit në të gjithë Shqipërinë për lirimin e hapësirave publike
31 Korriku, afati i fundit në të gjithë Shqipërinë për lirimin e hapësirave publike / ATA
31 Korrik 2025

Dita e sotme është afati i fundit për lirimin vullnetar të hapësirave publike në Shqipëri.

“31 Korriku afati i fundit për lirimin vullnetarisht të hapësira nga subjektet e vendosura pranë akseve kombëtare të cilat janë kthyer në rrezik për sigurinë rrugore. Penalizime për të gjithë ata që refuzojnë të zhvendosen”, është shprehur kryeministri Rama.

Thirrja është bërë edhe nga Ministrja e Energjetikës dhe Infrastrukturës, njëherazi zv/kryeministre, Belinda Balluku.

Gjatë inspektimit të aksit rrugor Kamëz-Laç, Balluku theksoi se lirimi i hapësirave publike është një reformë e shtrirë në të gjithë vendin dhe do të shkojë deri në fund.

Sipas fjalës së zv/ kryministres, ky aksion është pjesë e reformës së madhe kombëtare për lirimin e territoreve të zaptuara, për lirimin e hapësirave publike, respektimin e sigurisë rrugore. 

“Ne këtë aksion do ta çojmë deri në fund duke ndërhyrë si me masa administrative edhe penale”, siguroi Balluku.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us