KLIMA
1 minuta leximi
Zjarre pyjore në Manitoba të Kanadasë, qeveria jep urdhër evakuimi për 17 mijë njerëz
Kryeministri i provincës Manitoba, Wab Kinew, deklaroi se "Qeveria e Manitobës ka shpallur gjendje emergjente në rajon për shkak të zjarreve".
Zjarre pyjore në Manitoba të Kanadasë, qeveria jep urdhër evakuimi për 17 mijë njerëz
Zjarre pyjore në Manitoba të Kanadasë, qeveria jep urdhër evakuimi për 17 mijë njerëz / Reuters
29 Maj 2025

Në provincën Manitoba të Kanadasë është shpallur gjendje emergjente për shkak të zjarreve pyjore dhe është lëshuar urdhër evakuimi për më shumë se 17.000 njerëz.

Sipas lajmit të CBC News, kryeministri i Manitobës, Wab Kinew deklaroi se "Qeveria e Manitobës ka shpallur gjendje emergjente në rajon për shkak të zjarreve".

Ai vuri në dukje se ata kanë urdhëruar evakuimin e më shumë se 17.000 njerëzve dhe kanë kërkuar mbështetje ushtarake nga kryeministri kanadez Mark Carney për të luftuar zjarret.

Në një deklaratë me shkrim nga organizata "Manitoba Keewatinowi Okimakanak", e cila përfaqëson 26 popujt indigjenë "First Nations (Popujt e Parë)" në rajon, u raportua se shumica e njerëzve të evakuuar janë indigjenë.

Dy persona kanë humbur jetën për shkak të zjarreve që po përhapen me shpejtësi në parkun rajonal "Whiteshell" në Manitoba.

Kryeministri rajonal, Kinew shpalli gjendje emergjente në parkun rajonal "Whiteshell", i cili kategorizohet si zonë e mbrojtur nga Unioni Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN).

BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us