13 Maj 2025
Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, mbërriti në Arabinë Saudite të martën, në fillim të turneut të tij të parë në Lindjen e Mesme që nga marrja e detyrës në janar.
Trump u prit nga Princi i Kurorës Saudite, Mohammed bin Salman, pas mbërritjes së tij në Aeroportin Ndërkombëtar të Mbretit Khalid në Riad, sipas televizionit shtetëror saudit Al-Ikhbariya.
Turneu rajonal i presidentit të ShBA-së përfshin gjithashtu ndalesa në Katar dhe Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA).