“Ne i hedhim poshtë kategorikisht akuzat e përsëritura dhe të pabazuara ndaj vendit tonë në këtë raport”, thuhet në deklaratën e ministrisë.
Në të theksohet se Türkiye ka qenë prej vitesh në vijën e parë të luftës kundër çdo forme të terrorizmit, gjithmonë duke respektuar shtetin ligjor dhe të drejtat themelore të njeriut.
“Pretendimet e ngritura janë larg realitetit”, nënvizohet më tej.
Deklarata kritikon edhe përfshirjen e asaj që Ankaraja e quan “retorikë manipuluese të organizatës terroriste FETO”, duke e cilësuar si të pabazë dhe të papranueshme.
Sa i përket operacioneve të saj ushtarake në Siri, Türkiye thotë se ato kryhen mbi bazën e së drejtës për vetëmbrojtje dhe me kujdes maksimal për civilët dhe infrastrukturën. “Është krejtësisht e gabuar të paraqiten këto operacione jashtë këtij kuadri të drejtë dhe legjitim,” shton ministria.
Deklarata thekson gjithashtu rolin e Türkiyes në menaxhimin e çështjes së refugjatëve: “Vendi ynë prej vitesh ka mirëpritur miliona refugjatë, duke u garantuar nevojat bazë dhe duke u shërbyer si një model me një politikë të qëndrueshme e gjithëpërfshirëse të menaxhimit të migracionit, të mbështetur mbi dinjitetin njerëzor.”