Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan tha të shtunën se bisedimet në Alaska mes presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentit rus Vlladimir Putin i kanë dhënë “vrull të ri” përpjekjeve për t’i dhënë fund luftës Rusi-Ukrainë.
“Bisedimet e mbajtura në Alaska mes presidentit të ShBA-së Donald Trump dhe presidentit të Federatës Ruse Vlladimir Putin i kanë dhënë një vrull të ri kërkimit për një zgjidhje të luftës Rusi-Ukrainë”, shkroi Erdoğan në një deklaratë në rrjetet e tij sociale.
Presidenti turk shtoi: “Ne e mirëpresim Samitin e Alaskës dhe shpresojmë që ky proces i ri, me pjesëmarrjen e presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy, të vendosë themelet e një paqeje të qëndrueshme. Türkiye është e gatshme të japë çdo kontribut për vendosjen e paqes.”