RAJONI
1 minuta leximi
Kosova regjistron rekord historik të temperaturave të larta, 42.5 gradë celcius
Të premten e kësaj jave, më 25 korrik, u thye rekordi i temperaturës më të lartë ndonjëherë të regjistruar në Kosovë, me 42.5 gradë celcius në Klinë.
Kosova regjistron rekord historik të temperaturave të larta, 42.5 gradë celcius
Kosova regjistron rekord historik të temperaturave të larta, 42.5 gradë celcius / Reuters
26 Korrik 2025

Kosova ka regjistruar rekord historik të temperaturave më të larta ndonjëherë.

Të premten e kësaj jave, më 25 korrik, u thye rekordi i temperaturës më të lartë ndonjëherë të regjistruar në Kosovë, me 42.5 gradë celcius në Klinë.

Vala ekstreme e të nxehtit vijoji edhe mëngjesin e së shtunës, por në mesditë në pjesën më të madhe të territorit qiellin e kanë mbuluar pjesërisht retë derisa në disa vende, sikurse jugu i Kosovës janë prezente erërat e forta, të cilat mund të sjellin rrebeshe të izoluara shiu të shoqëruara me shkarkesa rrufesh.

Nën ndikimin e pluhurit saharian, reshjet mund të marrin formën e shiut me baltë, një fenomen i zakonshëm kur uji bie përmes shtresave ajrore të ngarkuara me pluhur.

Era do të fryjë me drejtime të ndryshme dhe herë pas here pritet të jetë mjaft e fuqishme, sidomos në zonat me zhvillime të theksuara, me shpejtësi prej 20-60 km/h.

Temperaturat do të mbeten ekstremisht të larta, me minimale që do të lëvizin prej 19 deri në 22 gradë Celcius, ndërsa ato maksimale prej 39 deri në 43 apo edhe 44 gradë Celsius, me ç’rast pritet që të thyhet sërish rekordi historik i të nxehtit në vend.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us