RAJONI
1 minuta leximi
Presidentja Osmani priti në takim ministrin e Jashtëm të Bosnjë dhe Hercegovinës
"Kjo vizitë e rëndësishme dëshmon rëndësinë e dialogut dhe bashkëpunimit për paqen dhe stabilitetin në rajon", shkroi Osmani.
Presidentja Osmani priti në takim ministrin e Jashtëm të Bosnjë dhe Hercegovinës
Presidentja Osmani priti në takim ministrin e Jashtëm të Bosnjë dhe Hercegovinës
2 Qershor 2025

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Bosnjë dhe Hercegovinës, Elmedin Konakoviq.

Takimi midis presidentes Osmani dhe ministrit Konakoviq, u realizua në kuadër të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, në Prishtinë.

"Sot mirëprita Ministrin e Punëve të Jashtme të Bosnjë dhe Hercegovinës, Elmedin Konakoviq, i cili e pranoi ftesën time për të marrë pjesë në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë. Kjo vizitë e rëndësishme dëshmon rëndësinë e dialogut dhe bashkëpunimit për paqen dhe stabilitetin në rajon", shkroi Osmani.

Forumi Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë do të mbahet më 2 dhe 3 qershor dhe pritet të mbledhë mbi 150 folës nga më shumë se 45 vende të botës, të cilët do të marrin pjesë në më shumë se 30 panele diskutimi.


BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us