TÜRKİYE
2 minuta leximi
Nis Platforma për Paqe në Ballkan, Fidan takohet me homologët nga Bosnja e Hercegovina dhe Serbia
Kryediplomati turk zhvilloi takime kokë më kokë me Elmedin Konakovićin dhe Marko Gjuriqin në lstanbul, përpara takimit të parë të Platformës për Paqen në Ballkan, e organizuar nën patronazhin e Türkiyes dhe me pjesëmarrjen e vendeve të Ballkanit.
Nis Platforma për Paqe në Ballkan, Fidan takohet me homologët nga Bosnja e Hercegovina dhe Serbia
Turkiye daje prioritet vođenju i aktivnom učešću u multilateralnim platformama i inicijativama na Balkanu. / AA
26 Korrik 2025

Ministri i Jashtëm i Türkiyes, Hakan Fidan, zhvilloi të shtunën në Istanbul takime të ndara me Ministrin e Jashtëm të Bosnjë e Hercegovinës, Elmedin Konaković, dhe me shefin e diplomacisë serbe, Marko Gjuriq.

Sot, Fidan do të jetë mikpritës i takimit të parë të Platformës për Paqen në Ballkan, një nismë e udhëhequr nga Türkiye me pjesëmarrjen e disa vendeve të rajonit.

Sipas burimeve nga Ministria e Jashtme turke, pritet pjesëmarrja e ministrave të Jashtëm të Bosnje e Hercegovinës, Malit të Zi, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Serbisë, si dhe zëvendësministrit të Jashtëm të Shqipërisë.

Platforma ka për qëllim rritjen e dialogut, ndërtimin e besimit të ndërsjellë dhe forcimin e bashkëpunimit mes vendeve të rajonit, si dhe ofrimin e zgjidhjeve të qëndrueshme për çështjet rajonale.

Takimi do të mbahet në një format joformal konsultativ, ku pritet që Fidan të theksojë rëndësinë e veprimit përmes një qasjeje që mbështetet në pronësinë rajonale.

Pritet gjithashtu që të diskutohen mënyrat për forcimin e integrimit rajonal, ruajtjen e stabilitetit dhe adresimin e rreziqeve ekzistuese të sigurisë, si dhe projektet konkrete të bashkëpunimit në fusha si ndërlidhja, energjia dhe komunikimet, veçanërisht në lidhje me korridoret e transportit.

Fidan pritet të theksojë gjithashtu se Platforma për Paqen në Ballkan është komplementare dhe jo alternativë ndaj platformave dhe iniciativave ekzistuese, dhe se Türkiye i jep përparësi çdo nisme konstruktive që kontribuon në paqen rajonale, dialogun dhe mirëqenien e përbashkët.

Platforma për Paqen në Ballkan përfaqëson një nismë të zhvilluar në kuadër të qasjes inovative të diplomacisë turke, me qëllim përmbushjen e nevojave të rajonit.

Türkiye i jep përparësi udhëheqjes dhe pjesëmarrjes aktive në platformat dhe iniciativat multilaterale në Ballkan.

Në këtë kontekst, nën drejtimin e Türkiyes janë themeluar mekanizmat trepalësh konsultativë Türkiye–Bosnjë e Hercegovinë–Serbi dhe Türkiye–Bosnjë e Hercegovinë–Kroaci.

Türkiye gjithashtu merr pjesë rregullisht në struktura si Procesi i Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP), Këshilli për Bashkëpunim Rajonal (RCC) dhe Bordi Drejtues i Këshillit për Zbatimin e Paqes në Bosnjë e Hercegovinë (PIC Steering Board).

a

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us