28 Korrik 2025
Notari 16-vjeçar turk Nevzat Arda Ağır përfundoi me sukses garën e notit "20 Ura", një garë e mundimshme prej 46 kilometrash në ujë të hapur që rrethon ishullin Manhattan në Nju Jork.
Pavarësisht rrymave të forta, Ağır arriti ta përfundonte maratonën e notit, duke ia dedikuar pjesmarrjen e tij një fondacioni që mbështet pacientët me kancer.
Me këtë arritje, ai u bë notari më i ri turk që përfundoi ndonjëherë garën e notit "20 Ura".
E njohur më parë si "Maratona e Notit të Ishullit Manhattan", gara merr emrin nga 20 urat nën të cilat kalojnë notarët përgjatë itinerarit.
Eventi kërkon qëndrueshmëri, guxim dhe ndjenjë të fuqishme motivimi të jashtëzakonshme.