22 Prill 2025
Ministri i Jashtëm i Türkiyes, Hakan Fidan, u takua të martën me sekretarin e përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Alain Berset, për të diskutuar rreth bashkëpunimit mes Türkiyes dhe këtij institucioni.
Gjatë takimit, Fidan theksoi se Türkiye u kushton rëndësi marrëdhënieve me Këshillin e Evropës, anëtare themeluese e të cilit është, sipas burimeve nga Ministria e Jashtme turke.
Ai shprehu mbështetje për përpjekjet e Berset për të promovuar dialog gjithëpërfshirës dhe të bazuar në konsensus, dhe përshëndeti iniciativat që ai ka ndërmarrë që prej marrjes së detyrës.
Kryediplomati turk gjithashtu theksoi nevojën që Këshilli i Evropës të luajë një rol më aktiv në luftën kundër të gjitha formave të racizmit.