SPORT
2 minuta leximi
Tifozët e PSG-së në finalen e Ligës së Kampionëve kërkuan fundin e gjenocidit në Gaza
Tifozët francezë shfaqën pankartën pas golit të parë të skuadrës së tyre në finalen e Ligës së Kampionëve, të cilën PSG e fitoi me rezultatin bindës 5-0.
Tifozët e PSG-së në finalen e Ligës së Kampionëve kërkuan fundin e gjenocidit në Gaza
Tifozët e PSG-së në finalen e Ligës së Kampionëve kërkuan fundin e gjenocidit në Gaza / x
1 Qershor 2025

Tifozët e Paris Saint-Germain kanë shfaqur një pankartë me mbishkrimin “Ndaloni gjenocidin në Gaza” gjatë finales së Ligës së Kampionëve.

Ata e ngritën pankartën pak pas momentit kur Achraf Hakimi i dha ekipit të tyre epërsinë 1-0 kundër ish-skuadrës së tij, Inter Milan, në minutën e 12-të të ndeshjes të shtunën. Desire Doue shënoi golin e dytë për PSG pas ngritjes së pankartës.

Para ndeshjes, mijëra tifozë të PSG-së marshuan nëpër Mynih në mbështetje të Palestinës, duke mbajtur flamurin palestinez dhe duke brohoritur “jemi të gjithë fëmijë të Gazës”.

Tifozët e PSG-së njihen për qëndrimin e tyre kundër luftës në Gaza. Ata më herët kanë shfaqur një pankartë gjigande me mbishkrimin “Liri për Palestinën” në nëntor, gjatë ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Atletico Madrid.

Bllokada pothuajse tremujore e Izraelit ndaj Gazës e ka çuar popullsinë prej mbi dy milionë banorësh në prag të urisë.

Programi Botëror i Ushqimit i OKB-së tha se frika nga uria në Gaza është e lartë.

Izraeli ka vrarë mbi 54.000 palestinezë, shumica gra dhe fëmijë, në masakrën e tij deri më tani në Gaza.

Gjatë këtij gjenocidi, Izraeli ka shkatërruar pjesën më të madhe të enklavës së bllokuar dhe ka zhvendosur pothuajse të gjithë popullsinë e saj.


BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us