3 Qershor 2025
Ministri i Jashtëm i Türkiyes, Hakan Fidan, zhvilloi bisedë telefonike me sekretarin e Shtetit të ShBA-së, Marco Rubio.
Sipas informacioneve të marra nga burime të Ministrisë së Jashtme, në bisedën telefonike midis kryediplomatëve Fidan dhe Rubio u diskutua për hapat e ndërmarrë për t'i dhënë fund luftës Rusi-Ukrainë dhe rezultatet e negociatave të mbajtura dje në Istanbul.
Gjithashtu, në bisedë u diskutua edhe për zhvillimet e fundit në Siri dhe Rripin e Gazës.