28 Korrik 2025
Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan shprehu shpresën se Türkiye do të luajë sërish një rol qendror në ndërmjetësimin mes Rusisë dhe Ukrainës, duke lënë të kuptohet se përpjekjet për paqe do të vazhdojnë në këtë vend.
“Ashtu siç filluan bisedimet Rusi-Ukrainë në Istanbul, së shpejti do të shtrohet edhe një tryezë paqeje në Türkiye dhe kjo luftë e përgjakshme do të marrë fund”, tha Erdoğan, duke folur pas një mbledhjeje të kabinetit në Ankara.
Rusia dhe Ukraina zhvilluan një raund të tretë bisedimesh për paqe në Istanbul më 23 korrik, pas raundeve të mbajtura në maj dhe qershor.