LUFTA NË GAZA
2 minuta leximi
OBSh-ja: Mbi 14.800 pacientë në Gaza në nevojë për kujdes mjekësor urgjent
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Ghebreyesus, tha se më shumë se 14.800 pacientë në Rripin e Gazës kanë nevojë për kujdes mjekësor urgjent.
OBSh-ja: Mbi 14.800 pacientë në Gaza në nevojë për kujdes mjekësor urgjent
OBSh-ja: Mbi 14.800 pacientë në Gaza në nevojë për kujdes mjekësor urgjent / AA
16 orë më parë

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSh), Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se më shumë se 14.800 pacientë në Rripin e Gazës kanë nevojë për kujdes mjekësor jetëshpëtues.

Ghebreyesus ndau një postim në platformën e mediave sociale të kompanisë amerikane X në lidhje me evakuimin mjekësor nga Gaza, e cila është nën sulmet dhe bllokadën intensive izraelite.

Ai thekson se OBSh-ja mbështeti evakuimin mjekësor të 32 fëmijëve dhe gjashtë të rriturve, së bashku me 99 persona shoqërues nga Gaza. "25 fëmijë dhe gjashtë të rritur u evakuuan në Itali, pesë fëmijë në Belgjikë dhe dy fëmijë në Türkiye", tha Ghebreyesus.

Kreu i OBSH-së shprehu mirënjohjen e tij ndaj Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Evropian dhe të gjitha qeverive për solidaritetin e tyre duke ofruar kujdes të specializuar për pacientët në gjendje kritike në Gaza.

"Më shumë se 14.800 pacientë ende kanë nevojë për kujdes mjekësor që u shpëton jetën, i cili nuk është i disponueshëm në Gaza", shtoi Ghebreyesus duke u bërë thirrje më shumë vendeve të kryesojnë dhe të ofrojnë mbështetje dhe të rihapin rrugët e transferimit në Bregun Perëndimor, përfshirë Kudsin Lindor, para se të jetë tepër vonë.

Ai përsëriti thirrjen e tij për armëpushim në Rripin e Gazës, duke thënë se paqja është ilaçi më i mirë.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us