RAJONI
1 minuta leximi
Ushtarët kroatë të KFOR-it patrullojnë në komunën e Prizrenit
"Patrullimi përfaqëson një përpjekje të vazhdueshme që reflekton parimet e transparencës dhe paanshmërisë, duke ndihmuar në ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë në zonë, në përputhje me objektivat e misionit", njofton KFOR-i.
Ushtarët kroatë të KFOR-it patrullojnë në komunën e Prizrenit
Ushtarët kroatë të KFOR-it patrullojnë në komunën e Prizrenit / AA
22 Prill 2025

Ushtarët kroatë të KFOR-it në Kosovë kanë zhvilluar patrullime në komunën e Prizrenit.

Siç njofton KFOR-i, patrullimi është një nga aktivitetet kryesore të ushtarëve të KFOR-it.

"Ai përfaqëson një përpjekje të vazhdueshme që reflekton parimet e transparencës dhe paanshmërisë, duke ndihmuar në ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë në zonë, në përputhje me objektivat e misionit", thuhet në njoftim.

Vitin e kaluar Ministria e Mbrojtjes e Kroacisë njoftoi se dërgoi në kuadër të operacionit të KFOR-it edhe një kontingjent shtesë prej 150 trupash, me qëllim që të "mbështesë paqen në Republikën e Kosovës".

KFOR-i në Kosovë vazhdon të zbatojë mandatin e tij, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe për të garantuar lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme, duke bashkëpunuar ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë - EULEX, sipas roleve të tyre përkatëse si ofrues të sigurisë.


BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us