RAJONI
1 minuta leximi
BeH, qindra shoferë kamionësh në protestë për kushte më të mira
Drejtuesit e kamionëve u mblodhën në Sarajevë dhe kërkuan që proceset të digjitalizohen dhe të gjendet zgjidhje për të reduktuar kohën e pritjes deri në 16 orë në kufi.
BeH, qindra shoferë kamionësh në protestë për kushte më të mira
BeH, qindra shoferë kamionësh në protestë për kushte më të mira / AA
21 Prill 2025

Në kryeqytetin e Bosnjë e Hercegovinës, Sarajevë, 543 shoferë kamionësh formuan një kolonë me kamionët e tyre pa rimorkiot për të kërkuar digjitalizimin e procedurave burokratike dhe reduktimin e kohës së pritjes në kufij.


Duke organizuar një protestë në kryeqytet me sloganin "Mjaft më", shoferët kaluan para Kuvendit të Bosnjës e Hercegovinës dhe institucioneve publike në kolona me kamionët e tyre pa rimorkiot.

Më pas, duke folur në një konferencë për media të mbajtur në Kuvend, Velibor Peuliq, nga Sindikata e Logjistikës së BeH-së tha se duan t'i informojnë qytetarët se nuk po marrin atë që meritojnë për shërbimet që i ofrojnë.

Ai tha se në këtë sektor punojnë 47 mijë persona ndërsa shtoi se problemi kryesor është kohëzgjatja e qëndrimit në vendet e Bashkimit Evropian (BE), që vlen edhe për kalimin transit të kamionëve.

Peuliq njoftoi se ata kërkuan takim me Ministrinë e Punëve të Jashtme të BeH-së deri më 25 prill dhe se nëse nuk përmirësoheshin kushtet, do të organizojnë aksion për mbylljen e rrugëve më 28 prill.

Drejtuesit e kamionëve u mblodhën në Sarajevë dhe kërkuan që proceset të digjitalizohen dhe të gjendet zgjidhje për ta reduktuar kohën e pritjes deri në 16 orë në kufi.

BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us