3 Qershor 2025
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka ftuar në takim partitë politike, ku pritet të diskutohet për datën e zgjedhjeve të reja lokale.
Ka qenë këshilltari për media i zyrës së presidentes Osmani i cili ka bërë të ditur se takimi do të mbahet të mërkurën.
“Në bazë të kompetencave kushtetuese, Presidentja Osmani ka ftuar subjektet politike në takim të mërkurën, më 4 qershor 2025, për konsultime për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale. Menjëherë pas konsultimeve, Presidentja do të caktojë datën e zgjedhjeve”, është shprehur Bekim Kupinq.
Sa i takon orarit të takimit, ende nuk ka një informacion zyrtar.