Në kuadër të vizitës së tij të punës në Kazakistan, ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, u takua me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Kazakistanit, Murat Nurtleu.
Fokusi i bisedimeve ishte në mundësitë për intensifikimin e bashkëpunimit të përgjithshëm dypalësh, shkëmbimin e vizitave të nivelit të lartë si dhe mbajtjen e raundit të tretë të konsultimeve politike në Shkup.
Të dy ministrat ranë dakord se ekziston potencial i konsiderueshëm për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve, veçanërisht në sferën ekonomike, duke rritur tregtinë dhe duke inkurajuar investimet e huaja direkte.
Gjithashtu u theksua kënaqësia me bashkëpunimin e deritanishëm në nivel shumëpalësh, gjatë të cilit u shkëmbyen mendime mbi një sërë çështjesh aktuale nga një kontekst rajonal dhe më i gjerë.
Takimi u përmbyll me nënshkrimin e Programit të Bashkëpunimit midis dy ministrive për periudhën 2025–2027 si një hap konkret drejt përmirësimit të marrëdhënieve dypalëshe.