BOTA
1 minuta leximi
Vazhdojnë protestat në Los Angeles kundër bastisjeve dhe arrestimeve të zyrës së imigracionit
Demonstruesit u mblodhën në vende të shumta për të dënuar operacionet e agjencisë ICE, e cila sipas tyre, shënjestron në mënyrë të padrejtë individët që zbatojnë ligjin dhe kontribuojnë në ekonominë lokale.
Vazhdojnë protestat në Los Angeles kundër bastisjeve dhe arrestimeve të zyrës së imigracionit
Vazhdojnë protestat në Los Angeles kundër bastisjeve dhe arrestimeve të zyrës së imigracionit / Reuters
11 Qershor 2025

Demonstratat në Los Angeles të ShBA-së kanë vazhduar në mbështetje të emigrantëve pa dokumente të arrestuar nga Zyra e Imigracioni dhe Doganave (ICE).

Protestuesit u mblodhën në vende të shumta për të dënuar operacionet e agjencisë ICE, e cila sipas tyre, shënjestron në mënyrë të padrejtë individët që zbatojnë ligjin dhe kontribuojnë në ekonominë lokale.

Protestat shpërthyen të premten e javës së kaluar pasi agjentët e ICE-së bastisën bizneset lokale dhe arrestuan qindra persona nën dyshimin se jetojnë ilegalisht në ShBA.

Administrata e presidentit Donald Trump ka vazhduar të kryejë bastisjet duke mos i marrë parasysh kundërshtimet e komunitetit.

Kritikët e bastisjeve thonë se ICE po ndjek emigrantët pa dokumente që zbatojnë ligjin, të cilët janë një pjesë thelbësore e komunitetit dhe ekonomisë lokale, në vend që të ndjekë kriminelët për të cilët Trump u zotua se do t’i deportojë gjatë fushatës së tij vitin e kaluar për t’u kthyer në Shtëpinë e Bardhë.

BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us