BOTA
2 minuta leximi
Tragjedia në Austri, mes viktimave edhe një nxënëse shqiptare
Kryetari i Komunës së Vitisë në Kosovë ka njoftuar se ndër viktimat e të shtënave tragjike të së martës në një shkollë në Austri është edhe 15-vjeçarja Lea Bajrami, me origjinë nga Kosova.
Tragjedia në Austri, mes viktimave edhe një nxënëse shqiptare
Tragjedia në Austri, mes viktimave edhe një nxënëse shqiptare / AP
10 Qershor 2025

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Austrinë pasditen e së martës, ku një nxënës 21 vjeçar i armatosur hapi zjarr në një shkollë të mesme në qytetin e dytë më të madh të Austrisë, Graz, duke lënë të vrarë 10 persona dhe plagosi 22 të tjerë.

Si pasojë e sulmit të armatosur mësohet se ka humbur jetën edhe një 15 vjeçare shqiptare, me origjinë nga Kosova.

Lajmi është konfirmuar nga Kryetari i Komunës së Vitisë në Kosovë, i cili ka përcjellë edhe ngushëllimet e tij për familjen e së ndjerës. 

“E nderuara familje Bajrami, më pikëlloi pa masë lajmi për humbjen tragjike të vajzës suaj Lea nga Komuna e jonë, e cila humbi jetën në sulmin e rëndë që ndodhi sot në qytetin e Grazit në Austri. Kjo ngjarje na ka prekur të gjithëve thellësisht. Humbja e një jete të re, me ëndrra dhe shpresë për të ardhmen, është një plagë që lë gjurmë të pashlyeshme në shpirtin e secilit prej nesh”, ka shkruar ai në rrjetin social Facebook.

Ministri i Brendshëm austriak, Gerhard Karner, bëri të ditur se gjashtë nga viktimat në shkollë ishin femra dhe tre meshkuj. Spitali i Grazit më vonë konfirmoi vdekjen e viktimës së dhjetë. 

Policia bëri të ditur se besohet që autori 21-vjeçar, me shtetësi austriake, i cili u gjet i vdekur në një banjë, ka vepruar i vetëm kur hyri në shkollë me dy armë dhe hapi zjarr. Motivi i tij mbetet ende i paqartë.


BURIMI:TRT Balkan
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us