Kreu i Komandës Qendrore të ShBA-së (CENTCOM), gjenerali Michael Kurilla, ka deklaruar se Türkiye po luan një “rol shumë pozitiv” në integrimin e Sirisë verilindore me qeverinë qendrore të vendit, derisa vendi vazhdon të mblidhet pas një luftë civile të hidhur 13-vjeçare.
I pyetur lidhur me përpjekjet e vazhdueshme për të integruar verilindjen me udhëheqjen e vendit në Damask, shefi i CENTCOM-it tha se bisedimet “në fakt tani po shkojnë mirë”, por pranoi se ka “disa pika ngërçi” të mbetura.
“Ajo që po ndodh është se kurdët sirianë po flasin drejtpërdrejtë me (presidenti sirian Ahmed) al-Sharaa dhe qeverinë siriane atje”, tha Kurilla gjatë dëshmisë para Komitetit të Shërbimeve të Armatosura të Dhomës së Përfaqësuesve.
“Türkiye ka luajtur një rol shumë pozitiv në këtë. Kjo është një pjesë e madhe për stabilitetin, në kuptimin e kësaj. Mendoj se ata duhet ta kuptojnë si ta drejtojnë të gjithë administratën e vendit. Ata kanë disa njerëz që po e drejtojnë vendin tani. Jam shumë i shqetësuar për stabilitetin, por mendoj se fakti që jemi në tryezë tani, duke i bërë këto konsultime, është shumë pozitive. Ana negative është shumë e ulët për të qenë në tryezë”, tha ai.
I pyetur nëse misioni i ShBA-së për trajnimin dhe pajisjen e partnerëve sirianë duhet të modifikohet për të përfshirë forcat qeveritare, Kurilla tha se “do të duhet të pritet dhe të shihet”.
“Mendoj se fakti që jemi në tryezë tani duke e bërë këtë diskutim do të na lejojë të bëjmë një vlerësim për këtë, nëse kjo do të ishte një zgjedhje e mençur”, shtoi ai.