Një gjyqtare federale në ShBA ka bllokuar përkohësisht vendimin e qeverisë së presidentit Donald Trump për të kufizuar vizat për studentët e huaj në Universitetin e Harvardit, i cili ka dalë në pah pas protestave në mbështetje të Palestinës.
Gjyqtarja e rajonit të Bostonit, Allison Burroughs njoftoi vendimin e saj pas kundërshtimit të universitetit të Harvardit ndaj dekretit të Trumpit.
Pasi deklaroi se e ka ndaluar përkohësisht urdhrin, i cili vendoste kufizime ndaj vizave për studentët e huaj që dëshirojnë të studiojnë në Harvard ose të marrin pjesë në programe shkëmbimi, Burroughs tha se universiteti do të pësonte "dëm të menjëhershëm dhe të pariparueshëm" gjatë gjyqit.
Ajo theksoi se ka zgjatur vendimin për ndalimin e përkohshëm që administrata kishte lëshuar më parë kundër përpjekjes për të ndaluar pranimet e studentëve të huaj në Harvard.
Administrata e Harvardit apeloi menjëherë dekretin e nënshkruar më 5 qershor i cili parashikonte të pezullonte hyrjen e studentëve të huaj në ShBA, të cilët nuk ishin emigrantë në kuadër të vizave të llojit F, M ose J.
Mosmarrëveshja midis Trumpit dhe Harvardit
Administrata e Trumpit ka kërcënuar me ngrijen e fondeve federale për disa universitete, përfshirë Harvardin duke përmendur si arsyetim protestat në kampus në mbështetje të Palestinës dhe programeve të diversitetit, barazisë dhe përfshirjes.
Gjatë këtij procesi, nën partneritetin e Departamentit të Drejtësisë, Departamentit të Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore, Departamentit të Arsimit dhe Administratës së Shërbimeve të Përgjithshme (GSA) u krijua "Task Forca për të Luftuar Antisemitizmin".
Administrata e Trumpit vendosi të ngrijë 2,2 miliardë dollarë fonde të dhëna për Harvardin dhe tarifën e kontratës prej 60 milionë dollarësh.
Universiteti ngriti një padi për të bllokuar këtë vendim, duke argumentuar se ngrirja e fondeve nga qeveria federale ishte e paligjshme.
Sekretarja e Sigurisë Kombëtare e ShBA-së, Kristi Noem i dërgoi letër Universitetit të Harvardit, duke njoftuar pezullimin për pranimet e studentëve ndërkombëtarë të shkollës.
Gjyqtarja e rajonit të Bostonit, Burroughs e ndaloi përkohësisht këtë vendim, të cilin Departamenti i Sigurisë Kombëtare ia kishte dërguar Harvardit.