11 Maj 2025
Kryeministri i Shqipërisë, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama i shoqëruar nga bashkëshortja, Linda Rama, votoi sot në Surrel të Tiranës për zgjedhjet e 11 majit.
Në një prononcim për mediat pas votimit, në qendrën e votimit në shkollën “Ymer Lala”, në Surrel, Kryeministri Rama tha se “e vetmja gjë që ka mbetur pa thënë është fjala e popullit, kështu që të presim se çfarë do të thotë populli”.
Në Shqipëri ka nisur sot në orën 07:00 votimi për zgjedhjet e 11-ta parlamentare. Janë 5,225 qendra votimi në gjithë vendin, të cilat do të mbyllen në orën 19:00.
Të drejtën e votës e kanë 3.713.761 shtetas shqiptarë, brenda e jashtë vendit, ndër ta 114.642 zgjedhës votojnë për herë të parë.