RAJONI
1 minuta leximi
Zgjedhjet në Shqipëri, KQZ-ja: Deri në orën 12 kanë votuar gati 22% e qytetarëve
Gjithsej 336.603 shtetas të Shqipërisë kanë shfrytëzuar të drejtën e votës deri në orën 12:00, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Zgjedhjet në Shqipëri, KQZ-ja: Deri në orën 12 kanë votuar gati 22% e qytetarëve
Zgjedhjet në Shqipëri, KQZ-ja: Deri në orën 12 kanë votuar gati 22% e qytetarëve / AA
11 Maj 2025

Në Shqipëri ka nisur sot votimi për zgjedhjet e 11-ta parlamentare. 

KQZ-ja publikoi se pjesëmarrja në përqindje deri më tani është 21,96,  por shifrat i referohen 2.290 qendrave të votimit nga ku kanë arritur të dhënat, nga 5.225 sa ka gjithsej Shqipëria.

Gjithsej 336.603 shtetas të Shqipërisë kanë shfrytëzuar të drejtën e votës deri në orën 12:00, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. 

Në garë për të siguruar shumicën e 140 mandateve në Kuvendin e ri, janë 11 subjekte politike kandidatët e të cilëve janë vendosur në lista të hapura dhe të mbyllura.

Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Brendshme, 3.713.761 shtetas shqiptarë, brenda e jashtë vendit drejtohen sot në qendrat e votimit, ku 114.642 të rinj do të votojnë për herë të parë.

BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us