RAJONI
2 MINUTA LEXIMI
Sekuestrohet armatim në Leposaviq në Veri të Kosovës
Aksion siç shkruan në Facebook, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është kryer me dyshimin për narkotikë.
Sekuestrohet armatim në Leposaviq në Veri të Kosovës
Sekuestrohet armatim në Leposaviq në Veri të Kosovës     Foto: Xhelal Sveçla/Facebook
26 Tetor 2022

Granata dore, 1 armë automatike AK 47 me 200 fishek, rreth 12 mijë euro dhe lloje të ndryshme të municionit, përfshirë radiolidhje e pajisje tjera ndihmëse për trazira sot Policia e Kosovës, ka sekuestruar në Leshak të Komunës së Leposaviqit.

Aksion siç shkruan në Facebook, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është kryer me dyshimin për narkotikë

"Këto dhe pajisje të tjera dyshohet të jenë pjesë e aktiviteteve të ndryshme ilegale dhe kriminale dhe deri më tash është arrestuar 1 person i nacionalitetit serb në ndërkohë aksioni është duke vazhduar", shkruan ministri Sveçla.

Mes tjerash ai shton se mbesin të përkushtuar maksimalisht që në koordinim me të gjitha institucionet e sigurisë të veprojmë në zbatim të ligjit në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

BURIMI:TRT Balkan
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us