BOTA
1 minuta leximi
Kremlini: Rusia ka fituar imunitet kundër sanksioneve
"Një kohë të gjatë ne kemi jetuar nën një numër të konsiderueshëm sanksionesh. Ekonomia jonë po funksionon. Sigurisht, ne tashmë kemi fituar njëfarë imuniteti në këtë drejtim", tha Peskov.
Kremlini: Rusia ka fituar imunitet kundër sanksioneve
Kremlini: Rusia ka fituar imunitet kundër sanksioneve / Reuters
30 Korrik 2025

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, deklaroi se një kohë të gjatë ndaj Rusisë janë zbatuar sanksione të shumta, por se vendi ka fituar njëfarë imuniteti në këtë drejtim, transmeton Andolu.

Duke vënë në dukje se ata kanë regjistruar deklaratën e presidentit të ShBA-së, Donald Trump, se ai "e ka ulur në 10 ditë" afatin kohor që i dha Rusisë për armëpushim në Ukrainë, Peskov tha "Ne vazhdojmë t'i regjistrojmë të gjitha deklaratat nga Trump dhe përfaqësues të tjerë ndërkombëtarë për këtë çështje".

Peskov tha se në situatën aktuale ata nuk do të bëjnë vlerësime shtesë lidhur me deklaratën e Trumpit.

Sipas tij, Rusia është mësuar të jetojë nën sanksione. "Një kohë të gjatë ne kemi jetuar nën një numër të konsiderueshëm sanksionesh. Ekonomia jonë po funksionon. Sigurisht, ne tashmë kemi fituar njëfarë imuniteti në këtë drejtim", tha Peskov.

Ai foli edhe për tërmetin 8,8 ballë në rajonin Kamchatka të vendit. "Të gjitha sistemet e paralajmërimit u aktivizuan në kohë dhe u organizua evakuimi i njerëzve për shkak të cunamit. Nuk pati humbje jetësh dhe përgatitja teknologjike këtu e dëshmoi veten", tha Peskov.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us