Një avion luftarak F-35 i marinës amerikane u rrëzua në Kalifornia, ndërsa piloti ka mbijetuar.
Sipas lajmit të CNN-it, marina amerikane në një deklaratë me shkrim konfirmoi se avioni F-35 u rrëzua rreth orës 18:30 të mbrëmjes sipas orës lokale pranë Bazës Ajrore Detare Lemoore në Kalifornia.
Po ashtu ndahet informacioni se piloti arriti të dalë nga avioni në mënyrë të sigurt përmes sistemit të lëshimit dhe se ka nisur një hetim lidhur me shkakun e rrëzimit.
Në deklaratë vihet theksi se avioni F-35 i përket flotës "Strike Fighter Squadron VF-125" e cila është përgjegjëse për trajnimin e pilotëve dhe ekuipazhit.
Në pamjet nga vendi i ngjarjes shihen flakë dhe tym masiv që përhapet në zonën e hapur ku u rrëzua avioni.
Në anën tjetër rikujtohet se edhe në muajin janar një avion luftarak F-35 u rrëzua në rajonin Alaska dhe u njoftua se piloti ishte i sigurt.