RAJONI
2 MINUTA LEXIMI
Shqipëri: Gjatë 2023 u regjistruan 49 sulme kibernetike
“Sulmet vijnë nga shtete fqinje, kryesisht nga ato që jemi partner, por kur e analizon më thellë kupton që sulmet vijnë kryesisht, në mbi 90 përqind të rasteve nga shteti i Iranit”, sqaroi kreu i AKSK-së, Igli Tafa.
Shqipëri: Gjatë 2023 u regjistruan 49 sulme kibernetike
Shqipëri: Gjatë 2023 u regjistruan 49 sulme kibernetike / Photo: TRT BALKAN
29 Maj 2024

Drejtori i Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike të Shqipërisë, Igli Tafa, gjatë një paraqitje publike dje tha se Shqipëria është përballur vitin e kaluar me 49 sulme kibernetike në infrastrukturën kritike të vendit.

“49 sulme janë evidentuar si sulme që kanë pasur efekte, 12 prej të cilave kanë pasur efekte goxha të konsiderueshme. U përkisnin infrastrukturave të ndryshme, drejt Parlamentit, INSTAT-it”, u shpreh ai.

Sipas tij, shumica e këtyre sulmeve rezultojnë të vijnë nga Irani.

“Sulmet vijnë nga shtete fqinje, kryesisht nga ato që jemi partner, por kur e analizon më thellë kupton që sulmet vijnë kryesisht, në mbi 90 përqind të rasteve nga shteti i Iranit”, sqaroi Tafa.

Ai shtoi se 70 përqind e incidenteve kibernetike ndodhin si pasojë e gabimeve njerëzore, hapjes së linqeve apo dokumenteve të dërguara nga persona të panjohur.

BURIMI:TRT Balkan / agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us