POLITIKË
2 minuta leximi
BE-ja pezullon për 90 ditë masat kundër tarifave amerikane
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në llogarinë e saj në mediat sociale njoftoi vendimin në fjalë pasi presidenti i ShBA-së, Donald Trump, njoftoi se do t’i pezullojë për 90 ditë tarifat shtesë për të gjithë partnerët tregtarë,
BE-ja pezullon për 90 ditë masat kundër tarifave amerikane
BE-ja do të pezullojë për 90 ditë tarifat kundër SHBA-së / TRT Balkan
10 Prill 2025

Bashkimi Evropian (BE) njoftoi se do t’i pezullojë për 90 ditë masat kundër tarifave amerikane për importet e çelikut dhe aluminit. 

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në llogarinë e saj në mediat sociale njoftoi vendimin në fjalë pasi presidenti i ShBA-së, Donald Trump, njoftoi se do t’i pezullojë për 90 ditë tarifat shtesë për të gjithë partnerët tregtarë, përveç Kinës.

Ajo theksoi se ata morën në konsideratë deklaratat e Trumpit për tarifat dhe se dëshirojnë t'u japën një mundësi negociatave.

"Ne do t'i pezullojmë ato për 90 ditë derisa të përfundojmë miratimin e kundërmasave të BE-së, për të cilat shohim mbështetje të fortë nga vendet tona anëtare", tha von der Leyen.

Shefja e Komisionit Evropian tha se nëse negociatat nuk japin rezultate të kënaqshme, do të vendosen kundërmasa.

"Përgatitjet për kundërmasa të mëtejshme vazhdojnë. Të gjitha opsionet janë në tryezë", shtoi ajo.

Dje, presidenti Trump në llogarinë e tij në TruthSocial njoftoi se ka rritur në 125 për qind taksën doganore për produktet me origjinë kineze, duke hyrë në fuqi menjëherë.

"Shpresoj se Kina së shpejti do ta kuptojë se epoka në të cilën ka abuzuar me ShBA-në dhe vendet e tjera nuk është më e pranueshme", tha Trump.

Duke njoftuar se përfaqësues të më shumë se 75 vendeve telefonuan dhe donin të negocionin një zgjidhje për çështjen e tarifave doganore, Trump njoftoi se po ndalon tarifat shtesë për 90 ditë si një gjest i vullnetit të mirë për këto vende që nuk u hakmorën kundër ShBA-së. Ai tha kufiri më i ulët i normës së tarifave reciproke do të zbatohet në 10 për qind gjatë kësaj periudhe.


BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us