BOTA
1 minuta leximi
Rusia godet Kharkivin dhe Sumyn: Dy të vrarë, 58 të plagosur nga sulmet ajrore
Në një deklaratë në Telegram, Shërbimi Shtetëror i Emergjencave i Ukrainës (DSNS) tha se ushtria ruse ka kryer një sulm me raketa në qytetin e Kharkivit.
Rusia godet Kharkivin dhe Sumyn: Dy të vrarë, 58 të plagosur nga sulmet ajrore
Ukraina: Dy të vrarë dhe 58 të plagosur në sulmet ajrore ruse në Kharkiv dhe Sumy / TRT Balkan
18 Prill 2025

Të paktën dy persona janë vrarë dhe 58 të tjerë janë plagosur në sulmet ajrore ruse në qytetet Kharkiv dhe Sumy, njoftuan sot autoritetet ukrainase. 

Në një deklaratë në Telegram, Shërbimi Shtetëror i Emergjencave i Ukrainës (DSNS) tha se ushtria ruse ka kryer një sulm me raketa në qytetin e Kharkivit.

Në deklaratë thuhet se ndërtesat e banimit dhe infrastruktura civile ishin në shënjestër të sulmit dhe se përpjekjet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë në vend ngjarje.

Në deklaratë thuhet se të paktën një person është vrarë dhe 57 persona, përfshirë pesë fëmijë, janë plagosur.

Paralelisht, Prokuroria e Rajonit Sumy tha në një deklaratë me shkrim se një person ka mbetur i vrarë dhe një tjetër është plagosur në një sulm me dron të kryer nga ushtria ruse në qytetin Sumy.


BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us