Nën kujdesin e Ambasadës së Türkiyes në Maqedoninë e Veriut dhe me organizim nga Institutit "Yunus Emre" - Shkup, është mbajtur koncerti "Dyshja në flautë dhe piano".
Në koncertin e mbajtur në hamamin Daut Pasha në Çarshinë e Vjetër të Shkupit morën pjesë përfaqësues të institucioneve turke në vend, artdashës dhe shumë të ftuar të tjerë.
Drejtori i Institutit "Yunus Emre" - Shkup, Yunus Dilber, tha se ky koncert është vetëm një nga ngjarjet që ata po organizojnë dhe se ngjarje të ndryshme do të organizojnë në periudhën e ardhshme.
Pianistja Pınar Çelik, nga ana e saj, tha se koncerti ishte tregues i unitetit kulturor të vëllazërisë maqedonase dhe turke.
Çelik tha se në koncert performuan një përzgjedhje nga veprat e kompozitorëve turq dhe maqedonas, si dhe falënderoi ambasadën turke dhe Institutin "Yunus Emre" për mbështetjen e dhënë.
Flautistja Daniela Nedelkovska e cilësoi koncertin si një përvojë të mrekullueshme dhe uroi që artdashësit ta shijojnë po aq sa ata e shijuan.
Koncerti me interpretueset Pınar Çelik dhe Daniela Nedelkovska u ndjek me interesim të madh.