SPORT
1 minuta leximi
Europiani i Peshëngritjes, dy medalje bronzi për Shqipërinë
Kristi Ramadani shkruan historinë në Kampionatin Europian për të Rritur në Moldavi, duke siguruar dy medaljet e para për Shqipërinë.
Europiani i Peshëngritjes, dy medalje bronzi për Shqipërinë
Europiani i Peshëngritjes, dy medalje bronzi për Shqipërinë / Federata Shqiptare e Peshëngritjes
18 Prill 2025

Shqipëria ngjitet në podiumin e Europianit të peshëngritjes me Kristi Ramadanin, i cili fitoi dy medalje bronzi.

Kristi Ramadani shkruan historinë në Kampionatin Europian për të Rritur në Moldavi, duke sjellë dy medaljet e para për Shqipërinë në këtë aktivitet prestigjioz.

Ramadani, i cili konkurroi në peshën deri në 81 kilogramë, siguroi medaljet në stilin e shtytjes dhe në dygarësh. Nga gjashtë prova në total, Ramadani ia doli të mbyllte vetëm dy me 337 kilogramë të ngritura në total.

Në stilin e shkëputjes Ramadani ngriti 151 kg për vendin e shtatë, por përmirësoi gjithçka në shtytje, në stilin e preferuar të tij, duke ngritur 186 kg.

Kristi Ramadani vitin e kaluar në Sofje të Bullgarisë u shpall nënkampion i Evropës me dy medalje argjendi në shtytje dhe dygarësh.

“Me një paraqitje plot forcë, karakter dhe përkushtim, ai ngjitet në podium dhe ngre lart flamurin kuqezi, duke treguar se peshëngritja shqiptare ka të ardhme të ndritur”, shprehet Federata Shqiptare e Peshëngritjes në një postim në rrjetet sociale.


BURIMI:ATA
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us