Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë filluar tërheqjen e qindra trupave nga Siria verilindore.
Duke cituar dy zyrtarë të lartë amerikanë, New York Times tha se ushtria po mbyll tre nga tetë bazat e saj të vogla operative në verilindje të Sirisë dhe po redukton nivelet e trupave në rreth 1.400 nga 2 mijë.
Zyrtarët thanë se komandantët amerikanë do të vlerësojnë nëse do të bëjnë shkurtime shtesë pas 60 ditësh.
Komandantët gjithashtu rekomanduan mbajtjen e të paktën 500 trupave në Siri.
Raporti thotë se presidenti Donald Trump ka shprehur "skepticizëm të thellë" për mbajtjen e trupave amerikane në Siri.
Në fund të muajit janar, Trump tha se ShBA-ja "do të vendosë" për trupat në Siri pas një raporti që pretendonte se ai synon të tërheq forcat amerikane.
“Nuk e di kush e tha këtë, por ne do të vendosim për këtë”, u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.
"Nuk jemi të përfshirë në Siri. Siria gjendet në rrëmujën e saj. Kanë mjaft rrëmujë atje. Nuk kanë nevojë që ne të përfshihemi”, shtoi ai.
Sipas New York Times, të paktën tani për tani reduktimet që filluan së fundmi bazohen në rekomandimet e komandantëve tokësorë për mbylljen dhe konsolidimin e bazave dhe u miratuan nga Pentagoni dhe komanda qendrore.